+355 69 58 44051
mail@albaniatour.ru

Авиабилеты в столицу Албании, г.Тирана и обратно от 15000 рублей

Найти наиболее выгодный вариант перелета можно на сайте AviaSales.ru, достаточно воспользоваться поисковой формой ниже. При бронировании авиабилетов на нашем сайте, Вы получаете скидку 5% на заказ любой экскурсии по Албании!

Инструкции по поиску самых дешевых авиабилетов

Turne ne Rusi

Please wait while JT SlideShow is loading images...
Rusi Rusi Rusi

Udhëtimi për në Rusi është një mundësi unike për t'u njohur me historinë dhe kulturën ruse. Rusia përfshin njëmbëdhjetë zona kohore, dy kontinente dhe është një nga vendet më të bukura në botë. Ky është një vend i madh, me një grup të gjerë lumenjsh, pyjesh dhe malesh. Tani ju keni një shans për të eksploruar vendin e bukurisë dhe diversitetit, vendin me kryeqytete madhështore, si Moska dhe Shën Peterburgu. Do të keni mundësine të njiheni edhe me qytete të tjera të Rusisë. E gjithë bota e re është duke pritur për ju për t'u zbuluar.

Nëse keni vendosur të bëni një vizitë në Rusi dhe ju nuk jeni aventurier, nëse dëshironi të keni udhëtime turistike të qeta e të këndshme, kompania jonë do të jetë e lumtur të ofrojë shërbim me ture të ndryshme në Moskë dhe Shën Peterburg. 

mosco

Udhëtim  turistik në Moskë

Ju do të keni mundësine të shijoni bukurinë dhe luksin e Moskës. Kryeqyteti ynë mund të jetë një destinacion i rëndësishëm për turistët, të cilët kanë interes në art, histori dhe arkitekturë. Për më tepër, ju do të shëtisni në qytetin modern, që është një shtëpi për milionerët nga gjithë bota, do të sodisni ndërtesat e bukura e të jashtëzakonshme në stilin barok, do të vizitoni muzeumet me koleksionet më të mëdha, por edhe shumë më tepër.

Ju mund të merrni paketën, e cila përfshin shëtitje në Moskë, vizita në muzeume të ndryshme. Ju do të mund të shihni portretet më të bukura te qytetit, si edhe luksin e tij. Nuk është vetëm kjo, që i bën njerëzit të udhëtojnë në Rusi. Teatri Bolshoi, i cili është zemra e baletit me performancën më të mirë në botë, opera, muzika, si edhe teatro të tjera do të bëjnë udhëtimin tuaj në Moskë të pabesueshëm. 

piter

Udhëtim turistik në Shën Petersburg

Përveç turit në Moskë ne ofrojmë një tjetër destinacion të preferuar turistik për të gjithë ata, që kanë planifikuar një udhëtim turistik në Rusi. Ne i referohemi të paharrueshmit Qytetit Mbretëror - Shën Petërburg. Turistët në Petërburg do të mahniten me kanalet, ndërtesat historike, pallatet e perandorëve më të mëdhenj rusë, muzeumet e mëdha. Ju të kaloni pushime të vërteta, por edhe romantike në Shën Peterburg.

piter10

Udhëtim turistik në Moske - Shën Petersburg

Ky turne i vecantë dhe interesant do t'ju njohë me kulturën e pasur, ngjarjet historike të Rusisë. Gjatë vizitës në kryeqytetet Moskë dhe Shën Petërburg ju do të mësoni historinë e këtyre dy qyteteve, do të shihni panoramën e tyre kryesore, monumentet arkitektonike, jetën kulturore, politike dhe shpirtërore. 

Nëse ju jeni duke shkuar në një udhëtim pune ose keni plan të kaloni pushimet tuaja në Rusi, ne do t'ju ndihmojmë për të organizuar ture të mrekullueshme në Rusi dhe do t'ju ofrojmë mundësi, që i përshtaten interesave tuaja në mënyrën më të mirë. Agjencia jonë e udhëtimit do të krijojë një program informativ dhe zbavitës. 

Ne do të organizojmë një vizitë të mrekullueshme në Rusi, e cila do të qëndrojë në kujtesën tuaj për vitet që do të vijnë !!


 

Подписаться на специальные предложения

Будьте в курсе последних новостей Албании и специальных предложений от нашей компании!
Это бесплатно и займет всего полминуты
Ваш e-mail никогда не будет опубликован. Вы можете отписаться от рассылки в любой момент по ссылке в письме.